Veseli në famijen që për lirinë e Kosovës dha 5 djem

Aktuale

Veseli në famijen që për lirinë e Kosovës dha 5 djem

Më: 30 prill 2019 Në ora: 16:26
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka vizituar sot në Tërstenik të Drenasit familjen Dvorani e cila lirisë së Kosovës ia dha 5 dëshmorë.

Veseli në një postim në Facebook ka tregu se dy nga djemtë e djalit që iu vranë pesë vëllezërit kanë trashëguar emrat e tyre.

Postimi i Veselit në Facebook:

Në 20 vjetorin e rënies së pesë vëllezërve dëshmorë të familjes Dvorani, sot vizitova familjen e tyre në Tërstenik të Drenasit.

Dëshmorët Avni, Hysni, Haki, Veli dhe Lumni Dvorani dhanë gjithçka dhe jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Vogëlushat Hysniu dhe Avniu janë fëmijët e Hajrizit - vëllait të vetëm të dëshmorëve Dvorani. Ata mbajnë me krenari emrat e axhallarëve të tyre dëshmorë dhe do të përtërijnë familjen Dvorani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat