Financial Times: Vendet e Ballkanit nuk munden në BE derisa nuk zgjidhin problemet te shtëpia

Aktuale

Financial Times: Vendet e Ballkanit nuk munden në BE derisa nuk zgjidhin problemet te shtëpia

Nga: F.B Më: 30 prill 2019 Në ora: 16:45
Foto

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron kanë paralajmëruar vendet e Ballkanit Perëndimor që duan të bëhen pjesë e BE se nuk kanë perspektivën anëtarësimi derisa nuk zgjidhin problemet tek shtëpitë e tyre, shkruan “Financial Times” – FT), transmeton “Bota Sot”.

Në tekstin me rastin e takimit të vendeve të Ballkanit perëndimor thuhet se Makron ka insistuar në përdorimin e “stabilitetit politik” në regjion duke theksuar se Franca do ndihmoj në reformat kyçe ekonomike, sociale të sigurisë dhe sundimit të ligjit më me dëshirë s e në procesin e zgjerimit të BE-së.

"Do të punojmë së bashku në stabilitetin e regjionit … që nga 2000 jemi tërhequr nga regjioni , por sot duam të punojmë së bashku “, tha Makron.

BE ka kohë që fol për mundësinë hyrjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor si grup në mënyrë që të trimërohen në përparimin ekonomik dhe në sigurinë e gjerë regjionale, përkujton FT duke shtuar se Mali I Zi dhe Serbia zyrtarisht kanë nisur bisedimet për hyrje në BE, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia janë kandidate për pranim dhe në korrik në samitin e BE do marrin dritën e gjelbër të fillimit të bisedimeve.

FT shton se kancerlarja gjermane shpresoi se samiti në Berlin do kontribuoj në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta përkujton se Angela Merkel ashpër kundërshton çdo zgjidhje që nënkupton shkëmbimin e territoreve, ndërkohë që Bruksel dhe Uashington kanë theksuar se mbështesin një marrëveshje të tillë.

Analistët vlerësojnë se Gjermania dhe Franca organizuan samitin për shkak trë shqetësimit të rrjedhës së ngjarjeve në regjion, pas suksesit të zgjidhjes së çështjes së Shkupit dhe Athinës.

Adi Cerimagiç nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet vlerëson se ftesa e liderëve në regjion për prekje të kufijve shikuar nga pakicat dhe kërcënimi i sigurisë dhe forcim të kapaciteteve ushtarake është trend shumë shqetësues.

"Mbretëron një disponim në ngjashmëri me ‘Brexit’ në kuptimin se liderët në regjion kuptojnë çfarë rëndësie ka për ata BE, që është partneri më i rëndësishëm “, tha ai duke shtuar se para 10 viteve secili nga këto vende kishte më shumë optimizëm në lidhje me bashkëngjitjen në BE.

"Ky samit shërben edhe që të i përkujtoi se BE edhe më tutje është këtu “, tha ai.

FT shton se samiti në Berlin është mbajtur në momentin kur në Bruksel mbretëron shqetësimi në rolin e rritur të Kinës dhe Rusisë.

Makron ka theksuar se kupton që akterët tjerë kanë interesa në Ballkan, por është e qartë se interesat evropiane më të rëndësishme , ka shtuar gazeta britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat