Vuçiq: Ne nuk iu vëmë taksë kur e shpallët pavarisinë

Aktuale

Vuçiq: Ne nuk iu vëmë taksë kur e shpallët pavarisinë

Nga: K.M Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:56
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po vazhdon të vajtoj taksën 100% të vendosur nga qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Ai në një intervistë për mediat serbe në Berlin ka thënë se në takimin e rradhës në Paris shpreson që të ketë biseda më konstruktive me palën shqiptare, duke e cilësuar si jo normale vendosjen e taksës 100% nga ana e qeverisë, me ç’rast sipas tij është vepruar në kundërshtimt ë marrëveshjes së CEFTA-së.

“Kush jeni ju ta bëni një gjë të tillë, ju në vitin 2008 e keni shpallur pavarësinë, e keni cenuar integritetin territorial të serbisë duke shpallur pavarësi brenda territorit tonë dhe ne nuk kemi venduar asnjë lloj takse. Ata e kanë cenuar territorin tonë, e kanë thyer marrëveshjen e CEFTA-së, ndërkohë që ne nuk kemi bërë asgjë kundër tyre”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat