Thaçi e Haxhiu marrin një goditje të rëndë: Idenë për Serbi të Madhe nuk e përkrahë askush, pos juve dyve

Aktuale

Thaçi e Haxhiu marrin një goditje të rëndë: Idenë për Serbi të Madhe nuk e përkrahë askush, pos juve dyve

Nga: N.H Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:15
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Sali Rexhaj, ish-aktivist politik në Kosovë, tani mërgimtarë në Zvicër, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur rreth deklaratës së presidentit Thaçi, i cili tha se është e domosdoshme prania e SHBA-ve në bisedime.

Mes tjerash në shkrimin e tij, ai ka kritikuar presidentin Thaçi dhe gazetarin Haxhiu.

Rexhaj ka potencuar se në Kosovë idetë për Serbi të Madhe nuk i përkrahë askush, përveç Thaçit e Haxhiut.

Ja shkrimi i tij:

Hashim Thaqi,
si anetar dhe perfaqesues i LPK-es, parti ultrakomuniste e cila kurre nuk u shua por u infiltrua ne parti tjra si ve qyqesh, tere jeten e ka quajte SHBA-ne si „imprealistet Amerikan“, duke u thirre ne qendrimet antiamerikane te diktatorit Enver Hoxha. Tani thot se pa Ameriken nuk ka zgjedhje.

Jo Hashim, nuk eshte problem pjesemarrja e Amerikes ne bisedime, sepse ata jane aty ne çdo vend e ne çdo kohe. Problem jane idete e Rusise e Serbise, ide te cilat i ka merre si tuat.

Ne Kosove idet per Serbi te Madhe nuk i perkrahe sot askush, pos teje e Batonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat