Deputeti i AAK-së i reagon Ramës për taksën: Më mirë t’i shoh problemet e tij të rënda

Aktuale

Deputeti i AAK-së i reagon Ramës për taksën: Më mirë t’i shoh problemet e tij të rënda

Nga: A.M. Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:10
Muharrem Nitaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të AAK-së, Muharrem Nitaj, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Nitaj ka shkruar se kryeministri Rama se “më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme, të cilat kurrë nuk i ka pasë më të rënda!”

Postimi i plotë:

Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se t’i kërkojë Kryeministrit Haradinaj pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme, të cilat kurrë nuk i ka pasë më të rënda!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat