Veseli falënderon Kongresin Amerikan që mundësoi të dëshmohen krimet serbe të kryera në Kosovë

Aktuale

Veseli falënderon Kongresin Amerikan që mundësoi të dëshmohen krimet serbe të kryera në Kosovë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:30
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar Kongresin Amerikan dhe kongresistin, Eliot Engel, që hapen dyert e Kongresit, për dëshmitë e dhunës së shkaktuar nga forcat serbe në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli ka vlerësuar se Kosova nuk do të harrojë kurrë krimet serbe dhe do të drejtësi ndërkombëtare për masakrat, dhunimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Postimi i Veselit në Facebook:

Vasfije Krasniqi-Goodman e tha edhe sot se është vetëm drejtësia ajo që do të shërojë vuajtjet dhe plagët e saj nga lufta. Në Komitetin për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan ajo, Ilir Bytyqi dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga dëshmuan për krimet makabre të pushtetit serb ndaj qytetarëve të Kosovës. Janë edhe qindra e qindra krime të kryera në Kosovë, autorët e së cilave jetojnë të lirë dhe të pandëshkuar. Por, ne nuk do të harrojmë. Do të kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për masakrat, dhunimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Falënderoj Kongresin Amerikan dhe kongresistin Eliot Engel që hapi dyert e kësaj shtëpie të madhe të demokracisë dhe lirisë në botë, për dëshmitë e dhunës së shkaktuar në Kosovë. Do të veprojmë pareshtur për të treguar të vërtetën në secilin kënd të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat