Haradinaj tha se presidenti e vendosi në pozitë të rëndë në Berlin - reagon ashpër Thaçi

Aktuale

Haradinaj tha se presidenti e vendosi në pozitë të rëndë në Berlin - reagon ashpër Thaçi

Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:59
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Kreu i vendit edhe një herë ka përsëritur se dialogu duhet të vazhdojë pa kushte, ndërkaq sa i përket taksës, ai thotë se ky vendim ka qenë i drejt dhe legjitim dhe se duhet të mbetet në fuqi, ndërsa ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën pa kushte.

Ai në një konferencë për media pas kthimit nga Samiti i Berlinit, sonte ka hedhur poshtë mundësinë e një sovraniteti të dyfishtë në Kosovë, duke thënë se modeli- gjermano-gjerman është i tejkaluar dhe nuk përputhet me Kosovën e pavarur. Sipas tij, Kosova në Samitin e Berlinit ka pasur pozicion të qartë.

Thaçi: Taksa është vendim i drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi

“Pozicioni i Kosovës në të dy prezentimet edhe në pjesën e parë të takimit edhe në pjesën e dytë që e kam prezantuar ka qenë shumë i qartë. Dialogu Kosovë-Serbi mund të vazhdojë i pakushtëzuar. Taksa ka qenë vendim i drejtë, legjitim dhe duhet të mbetet në fuqi, përkundrazi nëse Serbia e vazhdon të sillet në mënyrë edhe më agresive duhet të shkojmë edhe më tutje dhe theksoj se ai vendim, ai propozim edhe i Z. Hoxhaj me 10 për qind edhe 100 për qind i Z. Veseli, kanë qenë vendime plotësisht të drejta të aprovuara nga Qeveria e Kosovës dhe kanë bashkuar skenën politike kosovare në këtë drejtim”, tha Thaçi.

Sipas Thaçit, Serbia duhet të njoh Kosovën, pa kushte, por në të këtë proces, siç tha ai, duhet përgjegjësi më e madhe dhe adresim edhe nga vetë BE.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpreson se në një të ardhme të afërt do të bëhet liberalizimi i vizave, në të kundërtën ai paralajmëroi se kjo do të ishte një padrejtësi dhe zhgënjim i madh për qytetarët e vendit.

Pas kthimit nga Berlini, ai tha se Kosova ka kryer të gjitha obligimet sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, duke përmbushur kriterin e demarkacionit dhe tash i mbetet BE-së që të heqë vizat.

Thaçi:  Mosliberalizimi i vizave është diskriminim dhe mashtrim për qytetarët

“Deri në vitin 2016 ka qenë  si kusht dermarkimi i kufirit me Malin e Zi, e kemi kryer edhe atë kriter, e tash e dy vjet apo më tepër jemi në pritje krejt të panevojshme. Dhe unë e kam theksuar shumë qartë se ne vlerësojmë se është diskriminim është edhe mashtrim por edhe ndëshkim për qytetarët e Kosovës. Kështu që, unë dua të shpresoj mesazhet që i kemi dërguar atje kanë qenë mesazhe që do të vlerësojnë seriozisht, do të merren seriozisht dhe do të na japin mbështetje më konkrete dhe më praktike, por edhe më të prekshme që në të ardhmen e afërt të ndodh liberalizimi i vizave, në të kundërtën do të ishte një zhgënjim i madh i qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.

Kreu i vendit tha se pozita e Kosovës në samitin e Berlinit ka qenë i drejtë dhe se është kërkuar dënimi i gjenocidit serb në Kosovë, pasi ka të bëjë me një drejtësi zero në aspektin ndërkombëtar ndaj kryesve të masakrave dhe dhunimeve në Kosovë

**

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë krejt diçka tjetër për taksën, nga çfarë ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u shpreh sot se presidenti ka insistuar për heqjen e taksës gjatë Samitit të Berlinit.

Thaçi ka thënë se taksa duhet të mbetet.

Në një konferencë për media me të mbërritur në Kosovë të martën, Presidenti i Kosovës shtoi se nëse Serbia vazhdon të ketë të njëjtën qasje ndaj Kosovës, ndëshkimi duhet të rritet.

“Taksa ka qenë vendim i drejtë dhe duhet të mbetet. Theksoj se ai propozim i z.Veseli ka qenë vendim plotësisht i drejtë”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj ka treguar sot se gjatë Samitit të Berlinit është vënë në pozitë mjaft të rëndë gjatë. Fajtor e ka bërë presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se pala kosovare e as pala shqiptare nuk kanë qenë të dakorduar për një qëndrim. Ka thënë se është vënë në pozitë të vështirë nga Thaçi për shkak të taksës ndaj Serbisë.

“Edhe dje kam dalë pak keq që edhe unë edhe Edi edhe Hasha ka qenë mirë me e thanë vetëm një fjalë: nuk bën me qit kushte në dialog. I mirë i keq ky është kushti jonë, mos na qitni kushte në dialog dhe dialogu duhet të fillojë”, ka treguar Haradinaj.

“Kur të thotë presidenti tjetër, kur thotë presidenti jot lësho pe, kjo i bije që vetëm ti je duke këmbëngulur dhe je duke e penguar një proces. Kështu nuk është në rregull një situatë mjaft e rëndë”, ka deklaruar Haradinaj. 

Thaçi: Në Berlin morëm mesazhe të qarta se shpejt do të ndodh liberalizimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me të kthyer nga Berlini, ka mbajtur një konferencë në Aeroportin ‘Adem Jashari’ ku ka dhënë detaje nga Samiti që u mbajt dje me ftesë të kancelarës Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron.

Thaçi ka thënë se në këtë samit, Kosova doli shumë mirë dhe kërkoi përsëri liberalizimin e vizave për qytetarët.

I pari i vendit po ashtu theksoi se taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë duhet të mbes në fuqi pasi që është një vendim i duhur.

Më poshtë pjesë nga konferenca e Thaçit:

Shpreh mirënjohje për rolin aktiv dhe më mobilizues dhe angazhues të kancelares Merkel, vlerësoj se edhe liderët e rajonit që morën pjesë në takim kanë theksuar qartë dëshirën nevojën dhe domosdoshmërinë që rajoni i Ballkanit perëndimor të lëviz më shpejt drejt të ardhmen evropiane, jemi zotuar të kryejmë punët tona qe janë të nevojshme.

Dua të potencoj përsëri edhe nga ky takim shtohet nevoja për bashkëpunim ndërfqinjësor që kanë vendet e rajonit dhe dua të besoj se me një Evropë edhe më të bashkuar, gjërat do të zgjidhen edhe më shpejt.

Kosova ka dal mirë, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë, SHBA-të kanë pasur një kërkesë nga Franca e Gjermania sa i përket domosdoshmmërisë së liberalizimit të vizave, mendoj që duhet të kemi një reflektim, kemi mesazhet e para që do të mund të lëvizë dhe jemi më me shpresë dhe optimizëm, në mënyrë që të respektohet kontrata e Be-SË  me institucionet e Kosovës.

Deri në 2016 ka qenë kriter demarkacioni me Malin e zi, e kemi kry edhe atë kriter, e tani dy vite e më shumë jemi në pritje të panevojshme. është diskriminimin dhe ndëshkim për qytetarët e Kosovës, kështu që  mesazhet që i kemi dërguar atje, kanë qenë se do të merremi më seriozisht që në të ardhmen e afërt të ndodh liberalizimi vizave në të kundërtën do të ishte zhgënjim i madh o qytetarëve të Kosovës.

E kuptojmë që në javët dhe muajt e ardhshëm do të ketë zgjedhje në vendet evropiane, por e drejta jonë është shumë humane e nuk është vetëm politike, por një e drejtë që e kanë të gjithë qytetarët, për këtë kemi punuar shumë, e nuk po e kërkojmë asnjë dhuratë.

Pozicioni i Kosovës në të dy prezantimet ka qenë shumë i saktë, dialogu Kosovë-Serbi ,unë të vazhdoj i pakushtëzuar, taksa ka qenë vendim i drejtë dhe duhet të mbes në fuqi, ai propozim i Hoxhajt për 10% dhe 100% i propozuar nga Veseli kanë bashkuar skenën politike kosovare.

Ishte propozim i Merkel dhe Macron për domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për krijimin e një situate normle.  Pozicioni i Kosovës ishte i qartë, Serbia duhet ta njoh Kosovën pa kushte. vlerësojmë lartë rolin determinues të SHBA-ve, dje rreth dy orë kemi diskutuar në ambasadën amerikane, dhe sic është e qartë letra e presidentit Trump.

Do të vazhdojmë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e që përmbyll të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i ardhshëm që do të organizohet në Paris, do ti jap dinamikë të re dialogut Kosovë-Serbi, plotësisht i pakushtëzuar, me asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. kam potencuar shumë qartë se nuk do të lejojmë asnjë sovranitet të dyfishtë në territorin e Kosovës, as një asociacion, mund të ketë vetëm një organizim në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, derisa kemi potencuar se modeli gjermano-gjerman është tejkaluar dhe nuk mund të përputhet me Kosovën sovrane e s’do të lejojmë as të hidhen ide për ndarje të Kosovës apo për krijimin e ndonjë modeli Republika Srbska.

Do të angazhohemi për një përfaqësim edhe më të gjerë Në Paris, do të jemi një ekip edhe më i gjerë dhe gjithmonë duke respektuar protokollin që planifikon shteti francez dhe kancelarja Merkel.

Do të punojmë të kemi një përgatitje të mirë që do të sjell rezultat konkret dhe jam optimist që gjërat do të shkojnë në drejtim të duhur.

Kosova në Berlin është ndarë mirë, pozicioni ka qenë i qartë, ka qenë kushtetues ligjore dhe i drejtë, dhe kemi theksuar shumë qartë se duhet të ndodh dënimi i gjenocidit serb të ndodhur në Kosovë. Pastaj e falënderoj edhe kongresin amerikan që ka dëgjuar për gjenocidin që u bë në Kosovë gjatë luftës, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një drejtësi zero të kryer nga sistemi ndërkombëtar dhe pretendimin për baraspeshën për pretendim të drejtësisë selektive. 

Thaçi: Dialog të vazhdojë pa kushte, Serbia të njohë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dialogu duhet të vazhdojë pa kushte, ndërsa taksa ka qenë vendim i drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi, duke kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën pa kushte.

Ai në një konferencë për media pas kthimit nga samiti i Berlinit ka hedhur poshtë mundësinë e një sovraniteti të dyfishtë në Kosovë, duke thënë se modeli- gjermano-gjerman është i tejkaluar dhe nuk përputhet me Kosovën e pavarur.

“Pozicioni i Kosovës për dialogun ka qenë shumë i qartë. Dialogu mund të vazhdojë i pakushtëzuar. Taksa ka qenë vendim i drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi, dhe nëse Serbia vazhdon me agresivitet duhet të shkojmë më tepër. Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte”, tha ai.

Kreu i vendit tha se pozita e Kosovës në samitin e Berlinit ka qenë i drejtë dhe se është kërkuar dënimi i gjenocidit serb në Kosovë, pasi ka të bëjë me një drejtësi zero në aspektin ndërkombëtar ndaj kryesve të masakrave dhe dhunimeve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat