Thaçi pret nga BE-ja të përmbushë premtimin për viza

Aktuale

Thaçi pret nga BE-ja të përmbushë premtimin për viza

Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpreson se në një të ardhme të afërt do të bëhet liberalizimi i vizave, në të kundërtën ai paralajmëroi se kjo do të ishte një padrejtësi dhe zhgënjim i madh për qytetarët e vendit.

Ai në një konferencë për media pas kthimit nga Berlini tha se Kosova ka kryer të gjitha obligimet sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, duke përmbushur kriterin e demarkacionit dhe tash i mbetet BE-së që të heqë vizat.

“Deri në vitin 2016 ka qenë demarkacioni kusht për viza dhe kjo është kryer nga institucionet e Kosovës, dhe tash jemi në pritje të panevojshme. Ky është diskriminim, mashtrim, për qytetarët e Kosovës, por shpresoj se mesazhi ynë dërguar atje do të merret seriozisht dhe do të na japin një mbështetje konkrete dhe më të prekshme që në të ardhme të ndodhë liberalizimi, në të kundërtën do të ishte një zhgënjim i madh për qytetarët e Kosovës”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat