Analisti amerikan: Evropa ta zgjidhë çështjen e Kosovës

Aktuale

Analisti amerikan: Evropa ta zgjidhë çështjen e Kosovës

Më: 30 prill 2019 Në ora: 20:23
Ted Carpenter

Analisti i Institutit amerikan Cato, Ted Carpenter, deklaroi sot se rezultati i samitit mbi Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Berlin, paraqet një sukses të pjesshëm për Angela Merkel dhe Emmanuel Macron si organizatorë, pasi Beogradi dhe Prishtina ranë dakord të vazhdojnë bisedimet.

“Dhe për këtë arsye samiti nuk është një dështim i plotë. Por të dy qeveritë janë jo më afër se më parë në tejkalimin e dallimeve në çështje thelbësore”, tha Carpenter, duke vlerësuar arritjet e takimit në kryeqytetin gjerman.

I pyetur se si e sheh perspektivën e dialogut, analisti amerikan thotë se pikërisht për shkak se nuk ka përafrim në çështjet thelbësore, si dhe për shkak të “dallimeve kokëforte” për çështje të tjera, sidomos kur bëhet fjalë për ndryshime të kufijve, raundi i ri i bisedimeve nuk do të jetë asgjë më e suksesshme se përpjekjet e mëparshme.

Carpenter gjithashtu beson se SHBA nuk duhet të përfshihet në zgjidhjen e  problemit të Kosovës, por me këtë, sipas tij, duhet të merren fuqitë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat