Çitaku: Asnjëherë në Kongresin Amerikan s’kishte emocione e lot si sot kur foli Vasfije Krasniqi

Aktuale

Çitaku: Asnjëherë në Kongresin Amerikan s’kishte emocione e lot si sot kur foli Vasfije Krasniqi

Më: 30 prill 2019 Në ora: 22:06
Vasfije Krasniqi-Goodman

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku sot mori pjesë në raportimin e sotëm të Vasfije Krasniqi-Goodman para Kongresit Amerikan.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se asnjëherë nuk ka parë emocione gjatë seancave të kongresit sikurse sot.

Ajo e ka quajtur Vasfijen heroinë, e cila është njëra ndër viktimat e para të dhunës seksuale të luftës që doli publikisht për të rrëfyer ngjarjen e tmerrshme që i ndodhi në luftë.

“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellur shumë seanca në Kongresin Amerikan. Anjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan. Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë”, ka shkruar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat