Aeroplani privat i Pacollit zbret në Tiranë për Edi Ramën

Aktuale

Aeroplani privat i Pacollit zbret në Tiranë për Edi Ramën

Më: 30 prill 2019 Në ora: 22:25
Behgjet Pacolli, Ramush Haradinaj

Dje pasdite është mbajtur Samiti i Berlinit, i cili u thirr dhe u organizua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në përpjekje për t’u dhënë shtytje proceseve të pajtimit dhe integrimit në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë e këtij Samiti ishin edhe liderët e Kosovës dhe të Shqipërisë: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Edi Rama, Behgjet Pacolli, Gent Cakaj etj.

Madje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi së bashku me delegacionin e Kosovës nga Prishtina për në Berlin.

Krejt kjo pa pagesë sepse për udhëtimin është kujdesur Behgjet Pacolli i cili jo rrallë herë e mbush aeroplanin e tij privat me përfaqësues të dyja shteteve për takime zyrtare.

Ndërsa sot, në kthim aeroplani privat i Pacollit ka ateruar fillimisht në Tiranë për ta lënë kryeministrin Rama e më pas është nisur drejt Prishtinës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat