Letër publike Donald Trumpit: E kërkojmë ndihmën tuaj

Aktuale

Letër publike Donald Trumpit: E kërkojmë ndihmën tuaj

Hysen Ibrahimi Nga Hysen Ibrahimi Më 1 maj 2019 Në ora: 08:38
Donald Trump

Embargo totale, përveç Kubës duhet vënë edhe Serbisë sepse ajo hapur e mbështet Maduron dhe janë në një vi me Kubën. Jo vetëm Maduron, por Serbia mbështetë çdo politikë që është kundër jush. Ajo, formalisht deklarohet për marëdhënje të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në anën tjetër urdhëron të gjitha mediat serbe që të propagandojnë kundër SHBA-ve dhe aleatëve Tuaj, gjë që kjo na përfshinë edhe neve shqiptarëve. Kurse në anën tjetër me Rusinë janë të lidhur ngusht mishërisht dhe mbështesin çdo politikë të tyre hegjemoniste, që ushtron mbi popujt e pafajshëm të botës.

Shqiptarët, ishin, janë dhe do mbeten përjetësisht me Ju i dashur President Trump dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndaj, mund të konkuldojmë se Kosova me të drejtë të plotë ka vënë ”embargo” taksë 100 % kundër Serbisë. I nderuari President Trump, Ju ishit shpëtimi i popullit SHQIPTAR, para një shfarosje totale nga sllavizmi. Për jetë do ju jemi mirënjohës. Do jemi në krahë me juve President Trump, kudo dhe kahdo që e kërkon nevoja.

E kërkojmë ndihmën Tuaj, për një finalizim përfundimtar të njohjes së Kosovës, duke u integruar në të gjithë organizmat Ndërkombëtar. Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duhet të jet sukses i juaj i patjetërsueshëm, si pjesë e historisë së Kosovës dhe popullit Shqiptar. Këtë ndihmë e presim nga Ju, sepse e gëzoni një autoritet të madh të popullit Shqiptar.

Zoti ju bekoft i dashur President Trump, Zoti i bekoft SHBA-të dhe miqtë Tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat