Reçica: Çdo ditë duhet të angazhohemi për të drejtat e punëtorëve

Aktuale

Reçica: Çdo ditë duhet të angazhohemi për të drejtat e punëtorëve

Më: 1 maj 2019 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka uruar punëtorët në ditën ndërkombëtare të tyre.

Reçica përmes Facebook-ut thotë se punëtorët tanë meritojnë kushte dinjitoze pune, respektim të të drejtave të tyre, siguri e shëndet në vendin e punës.

“Jo vetëm sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por çdo ditë pa reshtur ne duhet së bashku të angazhohemi për të drejtat e tyre”, shkruan Reçica.

Ai ka shtuar se me qëllim të avancimit të të drejtave të punëtorëve, në MPMS vitin e kaluar i kanë hyrë reformës së thellë të marrëdhënies së punës, që punëtori ynë të gëzojë të drejta të avancuara dhe ato të drejta të respektohen në plotni.

Reçica zotohet se do të vazhdojnë me këtë angazhim.

“Nuk do të ndalemi së angazhuari në përmbushjen e obligimeve tona ligjore e morale ndaj punëtorëve tanë”, thekson ministri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat