Drecun: Tirana dikton, Thaçi dhe Haradinaj kanë qëllimin e njëjtë – krijimin e Shqipërisë së Madhe

Aktuale

Drecun: Tirana dikton, Thaçi dhe Haradinaj kanë qëllimin e njëjtë – krijimin e Shqipërisë së Madhe

Nga: F.B Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:07
Milovan Drecun

"Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi janë nën ndikimin e fuqishëm të vendeve perëndimore por ngjarjet diktohen nga Tirana ndërsa qëllimi është Shqipëria e Madhe” ka thënë kryetari i Këshillit të Kuvendit për Kosovë  Milovan Drecun, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka deklaruar se çdo gjë që është bërë deri më tani përfshirë këtu formimin e UÇK-së terroriste është bërë me qëllim që Shqipëria me dhunë të bashkoj krahinën jugore të Serbisë dhe është nisur për realizimin e projektit shqiptaro-madh.

"Thaçi dhe Haradinaj kanë absolutisht qëllime identike. Në këtë fazë kjo është paraqitje e propozimeve të ndryshme - taksa, deklarata në mënyrë q ëtë pamundësohet dialogu dhe bisedimet për zgjidhjen eventuale përfundimtare për statusin e Kosovës. Qëllimi është që Serbia të detyrohet të njoh shtetin e vetëshpallur dhe një ditë të shpallet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ", ka thënë Drecun.

Ai ka vlerësuar se ata dallohen vetëm në modalitete se si do vijnë tek qëllimi, ashtu që Thaçi tregon një lloj racionaliteti dhe sjellje politike, për dallim nga Haradinaj që është bajat.

ZPër taksat e vendosura ndaj mallrave serbe Drecun mendon se ata së bashku I kanë vendosur dhe shton se Thaçi pot ë donte ato do të hiqeshin, ka mundur të shkoj në ri-komponimin e skenës politike dhe pushtetit ekzekutiv të Prishtinës.

"Thaçi në bisedime me presidentin Vuçiq në Bruksel ka vërejtur se nuk mund të nxis pranimin e Kosovës, se Vuçiq nuk lëshon pe dhe për këtë hap mundësinë për bisedime.  Iniciativa e fundit e presidentit amerikan Donalt Tramp, që të arsyetohet para shqiptarëve gjithmonë shkon në gjysmë hapi përpara dhe dhjetë hapa prapa ", ka thënë Drecun.

Ai ka vlerësuar se pala shqiptare ka dëshmuar mosrespektim të nikoqirit në Berlin, sepse ka “minuar” takimin në Berlin ashtu që nuk është shënuar asnjë përparim, përveç marrëveshjes për vazhdim të bisedimeve.

"Nuk mund të kuptoj si Berlini dhe Parisi kanë lejuar vetës atë “luks” që të organizojnë një takim në të cilin sa i përket problemit të Kosovës nuk ishte përgatitur mirë ", përfundoi Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat