Përfundon protesta e punëtorëve, ‘certifikatat’ lihen në rrethojat e Qeverisë

Aktuale

Përfundon protesta e punëtorëve, ‘certifikatat’ lihen në rrethojat e Qeverisë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:17
Foto

Ka përfunduar protesta e organizuar nga BSPK-ja në Ditën e Punëtorëve.

Në këtë protestë u adresuan pakënaqësitë dhe kërkesat e punëtorëve.

Nexhat Llumnica nga sindikata e KEK-ut tha se punëtorët e KEK-ut janë të pakënaqur me Ligjin e Pagave, kërkojnë Marrëveshjen Kolektive në nivel sektorial, njohjen e sëmundjeve profesionale në vendin e punës etj.

Ndërsa Rrahman Jasharaj duke kujtuar grevën e fundit tha se sikur mund të jetë vonë për qeveritarët përmbushja e kërkesave të punëtorëve.

Në fund u lanë edhe disa “certifikata” në rrethojat e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat