Protesta para ministrisë së Arsimit, Shahini: Nga nesër reflektohet rritja e pagave për mësuesit

Aktuale

Protesta para ministrisë së Arsimit, Shahini: Nga nesër reflektohet rritja e pagave për mësuesit

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:53
foto nga protesta

Ministria e Arsimit ka reaguar pas protestës që Sindikata e Pavarur të Arsimit ka zhvilluar paraditen e sotme para godinës.

Këta të fundit thanë se ata kanë kërkuar dialog me ministren Besa Shahini, por ajo nuk ka pranuar.

Nga ana tjetër në një reagim Ministria e Arsimit thotë se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive.

Ministria njofton se nga nesër do ketë rritje të pagave të mësuesve.

Reagimi i ministres së arsimit në lidhje me protestën e sotme para ministrisë

Në kuadër të protestës së sotme para ministrisë nga ana e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dëshiron të theksojë se protesta është një e drejtë dhe “1 Maji” është pikërisht dita kur ushtrohet kjo e drejtë nga sindikatat.

MASR nënvizon se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive.

Kontrata përfshin të gjitha kërkesat e sindikatave dhe jemi të lumtur që rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e prillit, të cilën çdo mësues/e do ta ketë në llogarinë e tij/saj duke filluar që nga dita e nesërme.

Ndër të tjera, MASR i uron përzemërsisht 1 Majin të gjithë punëtorëve dhe sindikatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat