Për 1 Maj gratë kërkojnë të drejta të barabarta në shoqëri

Aktuale

Për 1 Maj gratë kërkojnë të drejta të barabarta në shoqëri

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:56
Pamje nga protesta

Në Ditën ndërkombëtare për të drejtat e punëtorëve, Rrjeti i Grave të Kosovës ka protestuar për të ngritur zërin kundër diskriminimit në baza gjinore për pranim në punë.

Përmes kësaj proteste ato kanë kërkuar mundësi të barabartë në punë, edhe në çështjen e pagave. Në shenjë simbolike ky grup prej dhjetëra qytetarëve kanë marshuar me pankarta të ndryshme për një shoqëri të lirë dhe barabartë.

Edhe në këtë marshim është vërejtur numër i vogël i qytetarëve sikurse edhe në protestën e BSPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat