U lëshua në qarkullim linja e autobusit, Prishtinë – Aeroport

Aktuale

U lëshua në qarkullim linja e autobusit, Prishtinë – Aeroport

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Të mërkurën është lëshuar për qarkullim linja e autobusit Prishtinë-ANP “Adem Jashari” dhe anasjelltas.

“Kjo linjë e nevojshme për të gjithë qytetarët që e udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës për të lëvizur drejt Evropës dhe botës, u materializua pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit nga ana e ministrit Pal Lekaj”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në këtë aktivitet  mori pjesë zëvendësministri Rexhep Kadriu, i cili theksoi rëndësinë e kësaj linje të autobusit dhe në të njëjtën kohë shprehu angazhimin e ministrit dhe Ministrisë për të mundësuar edhe një linjë të tramvajt që do të mundësojë qarkullimin edhe më të shpejtë të qytetarëve nga kryeqyteti në drejtim të ANP, “Adem Jashari”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat