Mehazi: Kosova më mirë të bëhet koloni e SHBA-së sesa Republikë e nënçmuar e BE-së

Aktuale

Mehazi: Kosova më mirë të bëhet koloni e SHBA-së sesa Republikë e nënçmuar e BE-së

Nga: A.Zh Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:19
Sulejman Mehazi

Opinionisti nga Maqedonia Sulejman Mehazi, ka reaguar pas mbajtjes së Samitit në Berlin, ku u diskutua edhe për Kosovën.

Ai në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se samitet evropiane, përherë kanë qenë tragjike dhe të dëmshme për shqiptarët.

Mehazi ka theksuar se Samiti i Berlinit për Kosovën, është ripërsëritje e Kongresit të parë kundër shqiptarëve.

Sipas tij, më mirë është që Kosova të bëhet koloni e SHBA-ve se sa Republikë e nënçmuar e BE-së.

Shkrimi i plotë:

Kosova më mirë të bëhet koloni e SHBA-së sesa Republikë e nënçmuar e BE-së

Për shqiptarët samitet, tubimet e kongreset evropiane përherë kanë qenë të dëmshme e tragjike, Londra, Berlini, Versaji etj., prandaj urgjentisht e pa humbur kohë të lidhemi me SHBA-në. S'ka dobi prej tyre, çdo herë ua kemi parë sherin evropianëve. Dhe ky, Samiti i Berlinit për Kosovën, është ripërsëritje e Kongresit të parë kundër shqiptarëve, si gjithmonë asnjë punë nuk sosin, përsëri problemet e njëjta me Serbinë, pa liberalizim të vizave, pa ndihmë ekonomike, pa Unesko, pa Interpol. Si përherë elita evropiane mblidhen, llafosen, Kosova kështu duhet të bënte, Serbia ashtu duhet të bënte, hanë pinë dhe kthehen në vendet e veta duke i lënë gjërat pezull as para, as prapa, as djathtas, as majtas për shqiptarët e Kosovën. Kosova shumë më mirë të bëhet koloni e SHBA-së sesa Republikë nënçmur e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat