Si u përpoq Kadri Veseli të merrte vëmendje në ditën kur të gjithë ishin në Berlin?

Aktuale

Si u përpoq Kadri Veseli të merrte vëmendje në ditën kur të gjithë ishin në Berlin?

Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:57
Kadri Veseli

Kur Presidenti Hashim Thaçi e Kryeministri Ramush Haradinaj, siç u tha vetë të 40 ‘tët, shkuan në Berlin, në Samitin që u thirr nga Kancelarja gjermane e Presidenti francez, kryeparlamentari Kadri Veseli që është edhe Kryetar i PDK’së, u ndie pak i vetmuar dhe jashtë vëmendjes. Por, ai bëri një “diversion” interesant duke nxjerrë diçka nga arkiva e tij.

Kadri Veseli mbeti i vetmi zyrtar i lartë në vend, kur të gjithë tjerët udhëtuan në Berlin. Por, ky i fundit u mundua ta shpërthejë “izolimin” me çdo në mënyrë që reflektorët e mediave të kthehen kah ai.

I mbetur vetëm në Kosovë, Veseli u mundua në mënyra të ndryshme që vëmendjen ta tërheqë nga vetja, derisa në Berlin diskutohej për të ardhmen e Kosovës.

Lideri i PDK-së, e krye parlamentari fillimisht zgjodhi Facebook-un, duke publikuar për samitin nga Prishtina.

“Berlini është kërthiza e Evropës. Kosova është kërthiza e Ballkanit. Që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara. Njëra nuk mbrohet duke e dëmtuar tjetrën, por vetëm duke e respektuar, kuptuar, ndihmuar dhe mbrojtur!”, shkroi Veseli për samitin e Berlinit, pa saktësuar se cili ishte qëndrimi i tij për çështjet të cilat veçse dihej se do të diskutoheshin.

Pas këtij shkrimi, Veseli provoi që të marrë meritat për paraqitjen e kosovarëve në Kongresin Amerikan ku do të flitej për krimet serbe 20 vite pas luftës.

Në shumicën prej mediave kosovare u shkrua se si Veseli ishte bërë sebep që në Kongres Amerikan pas 20 vitesh do të dëgjoheshin ato rrëfime, ku do të fliste Ilir Bytyqi, ish-presidentja, Atifete Jahjaga dhe Vasfije Krasniqi – Goodman.

E pikërisht kur samiti ishte në kulm, krye parlamentari zgjodhi që të rikthej pas në kohë, e në media u shpërnda një faksimil i gazetës “Bujku” të vitit 1993, ku shkruhej se në vitin 1993 në familjen e Kadri Veselit kishin shkuar 40 polic serbë që donin ta arrestonin atë.

Për të diskutuar për samitin e Berlinit në të cilin ai nuk po merrte pjesë, krye parlamentari aranzhoi edhe një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, ku tha se vlerësuan se me këtë samit u bë një hap përpara perspektivës evropiane të Ballkanit.

Deri më tani, krye parlamentari  Kadri Veseli ka heshtur sa i përket zhvillimeve që ndodhën në samit, teksa nuk ka komentuar as qëndrimet me të cilët janë prezantuar aty dy kolegët e tij, Thaçi e Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat