Ish-anëtari i SHIK-ut zbulon gënjeshtrën e Thaçit

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut zbulon gënjeshtrën e Thaçit

Nga: N.Sh Më: 1 maj 2019 Në ora: 16:18
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçit, i cili e ka komentuar rrëfimin e Vasfije Krasniqi-Godman në Kongresin Amerikan, ditën e djeshme.

Miftari pyet Thaçin se çka bëtë ju që 20 vjet për t’i dënuar kriminelët serbë.

Miftari e pyet Thaçin pse gënjeve kur premtuat se në Berlin do të kërkoni të dënohet gjenocidi serb në Kosovë?

Sipas tij, në Berlin, Thaçit nuk iu dëgjua zëri përveç dëshirës për me largu taksën kundër Serbisë.

Ja postimi i plotë:

Hipokriti

Presidenti Hashim Thaqi e quajti guxim të lartë qytetar, rrëfimin e Vasfije Krasniqi-Goodman në Kongresin Amerikan, gjatë ditës së djeshme.

..............

E çka bëtë ju o president i mjer qe 20 vite për ti dqnuar kriminelët serb të luftës përveç se u pasurove për vete duke vjedhur çdo gjë me vler dhe duke mbushe gjyqësinë, policin, inteligjencen e shtetit të Kosovës me prokuror e ish polic të Serbisë e UDB_asha të Sllobodan Millisheviçit.!

Kush i vrau mbi 14.000 shqiptar!

Kush i dhunoj mbi 20.000 femra e meshkuj shqiptar!

Kush i djegi 116.000 shtëpi shqiptare.

Kush i ndjeku me dhun 1 milion shqiptar nga Kosova!

Kush i zhduku mbi 6000 kufoma shqiptare.!

Kush i djegu mijëra kufoma të shqiptarëve në shkritoren e Borit dhe Majdanpekut.!

Pse gënjeve president premtuat se në Berlin do të kqrkoni që të dqnohet gjenocidi Serb në Kosovë, nuk tu ni zani fare atje në Berlin pos që dojshe edhe me jau hjek taksen e shtetit të Kosovqs e vanur kundqr Serbisë gënjeshtar.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat