Gecaj: Lojë me nervat dhe ardhmërinë tonë!

Aktuale

Gecaj: Lojë me nervat dhe ardhmërinë tonë!

Nga: G.B Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:39
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit dhe kryeministri, në lidhje me taksën, në Samitin e Berlinit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dëshiron të besojë se populli e ka marrë leksionin e duhur dhe nuk do t’i votojë më ata që rrezikojnë arritjet e deritanishme dhe ardhmërinë e vendit.

Postimi i tij i plotë:

LOJË ME NERVAT DHE ARDHMËRINË TONË!

Ramushi po thot që presionin më të madh për heqjen e tarifës (taksës) e kishte mu nga Hashimi dhe Edvini! E Hashimi po thot krejt diçka tjetër! Dua vërtetë të shpresoi dhe të besoi që ky popull më në fund ka marrë leksionin e duhur dhe kurrë më mos t’i votoi ata të cilët rrezikojnë arritjet e deritashme dhe ardhmërinë e vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat