Fotografi nga 28 nëntori 1997, kur gazeta kombëtare “Bota sot” ndau çmimin “Skënderbe”

Aktuale

Fotografi nga 28 nëntori 1997, kur gazeta kombëtare “Bota sot” ndau çmimin “Skënderbe”

Nga: Bota Sot Më: 1 maj 2019 Në ora: 21:29
Fotografi nga 28 nëntori 1997

Ishte 28 nëntori i vitit 1997, kur gazeta kombëtare “Bota sot” kishte mbledhur elitën intelektuale shqiptare me rastin e ndarjes së çmimit Skënderbe.

Botuesi i gazetës “Bota sot”, ka publikuar disa fotografi me rastin e kësaj dite, kur edhe u nderuan personalitetet e shquara të jetës kulturore artistike nga mbarë Kombi shqiptar.

“Ajka e kombit, nën organizimin e gazetës kombëtare “Bota sot” ishte bashkuar në një sallë moderne në Regensdorf, afër Zürich-ut”, kështu shkruan Mazrekaj në shkrimin e tij krahas publikimit të shumë fotografive nga kjo mbrëmje.

Image
Miss Shqiperia, Valbona Selimllari, botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekajt.

Mazrekaj, thotë se, gazeta “Bota sot”, si një dritare e pazëvendësueshme e informimit, kishte për qëllim njohjen e kontributit të personaliteteve në çështjen dhe kulturën kombëtare.

Image

Më poshtë, postimi i plotë:

Jep për Atdheun, pa i marrë dhe zhvatur nga Atdheu!

28 nëntor 1997, disa fotografi nga gala mbrëmja me rastin e ndarjes së çmimit Skënderbe nga gazeta “Bota sot”.

22 vjet më parë, gazeta kombëtare “Bota sot”, mblodhi elitën intelektuale shqiptare me rastin e ndarjes së çmimit Skënderbe.

Image
Adi Krasta, Shkendije Mazrekaj, Ana Oxa

Në këtë mbrëmje u nderuan me personalitete të shquara të jetës kulturore artistike nga mbarë Kombi shqiptar.

Ajka e kombit, nën organizimin e gazetës kombëtare “Bota sot” ishte bashkuar në një sallë moderne në Regensdorf, afër Zürich-ut.

Me ndarjen e çmimit Skënderbe, gazeta “Bota sot”, si dritare e pazëvendësueshme informimi, kishte për qëllim njohjen e kontributit të personaliteteve në çështjen dhe kulturën kombëtare sipas motos: Jep për Atdheun, pa i marrë dhe zhvatur nga Atdheu!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat