Zbulohet vendi dhe data ku u bë plani për ndarjen e Kosovës: Ja autorët

Aktuale

Zbulohet vendi dhe data ku u bë plani për ndarjen e Kosovës: Ja autorët

Nga: N.Sh Më: 1 maj 2019 Në ora: 21:41
Harta e Kosovës

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se, plani ruso-serb për ndarjen e Kosovës është bërë në Nish me 14 tetor 2016.

Sipas Miftarit, aty janë takuar Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Baton Haxhiu i cili e ka përfaqësuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Plani Serbo-Rus i ndarjes së Kosovës është elaboruar në Nish me 14 tetor 2016 në takimin sy me sy larg protokolleve shtetërore në mes Aleksandër Vuçiqit, Edi Ramës dhe Baton Haxhiut që e përfaqësonte Hashim Thaçin”, shkruan Miftari, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat