Nitaj: Deklarata e Edi Ramës, nën dinjitetin e një kryeministri

Aktuale

Nitaj: Deklarata e Edi Ramës, nën dinjitetin e një kryeministri

Më: 1 maj 2019 Në ora: 22:03
Muharrem Nitaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, është vënë në mbrojtje të liderit të partisë së tij, njëherësh kreut të qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili tha se askush nuk ka kërkuar askush heqjen e taksës gjatë samitit të fundit në Berlin ashtu sikurse kishte thënë Haradinaj.

Nitaj porosit Ramën se nuk ka nevojë të ‘vjellë vrer’ ndaj vendimit sovran të Haradinajt për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe se kreu i qeverisë shqiptare duhet të mos anojë në relacionet Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Nuk i jap te drejte vetes per te komentuar se cfare ka ndodhur ne Berlin, por loja me fjale e Edi Rames per mohimin se ai nuk i paska kerkuar Ramush Haradinajt heqjen e takses, por ia paska sugjeruar ne dy raste pezullimin e saj, eshte neveritese dhe nen diniitetin e nje kryeministri. Aq me teper kur ne katrahuren gjuhesore te tij, i pervijohet edhe fjala genjeshter, ani se ne te njejtin shkrim te tij, edhe vet e pranon se ne dy raste i paska sigjeruar Haradinajt ta pranoje kerkesen per pezullimin e takses!  Pse si e paska konceptuar Edi Rama sugjerimin per pezullimin e takses!? Mbeshtetje jo se jo!! Nderkaq sugjerimi, per ne ne Kosoves, nuk eshte hiç me pak se kërkese!  Edi Rames nuk ia heq dot kush te drejten te flase per Kosoven, por kjo nuk do te thot se ai mund ta eklipsoje deshtimin e politikes se tij, duke vjellur vner ndaj vendimi sovran të Qeverise e të Kryeministrit të Kosovës!

Nese Edi Rama do qe vertete te flase e ta ndihmoje Kosoven, duhet te mos marre ane, jo vetem ne relacionin ndermjet Kosoves e Serbise, por as brendaperbrenda Kosoves, siç ne nuk po marrim anë ne perplasjen e madhe politike ne Tirane!  “Gojet e keqija”po flasin se Edi Rama, jo vetem se ka marre ane, por ka kohe qe eshte ne anen e gabuar!   MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat