Azemi: 31 vdekje në vend të punës, asnjë pronar i dënuar

Aktuale

Azemi: 31 vdekje në vend të punës, asnjë pronar i dënuar

Më: 1 maj 2019 Në ora: 23:10
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë punëtorët në Kosovë janë duke punuar në kushte të rënda.

Ai ka thënë se punëtorët po vdesin në vend të punës e deri më tash nuk është dënuar asnjë pronar i ndonjë kompanie.

Azemi në DPT te Fidani ka thënë se gjatë 16 muajve kanë vdekur në 31 punëtorë në vend të punës.

“ 31 persona kanë vdekur në vend të punës brenda 16 muajve në Kosovë. Por, deri më tash asnjë pronar i ndonjë kompanie nuk është dënuar e as arrestuar. Kjo tregon se shteti dhe inspektorët nuk janë duke e kryer punën si duhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat