Haradinaj: Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror

Aktuale

Haradinaj: Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror

Nga: A.SH Më: 2 maj 2019 Në ora: 10:25
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës. Ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

“Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës. Ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO. Forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO”, ka shkuruar Haradinaj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat