Përdorimi i veturave zyrtare jashtë vendit, tani vetëm me autorizim

Aktuale

Përdorimi i veturave zyrtare jashtë vendit, tani vetëm me autorizim

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:31
Vetura zyrtare

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin me të cilin urdhërohen të gjithë zyrtarët e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përdorimin e automjeteve zyrtare në mënyrë striktike vetëm për qëllime zyrtare.

"Obligohet policia në rastin e kontrollit, të sigurohet qe vozitësi posedon autorizimin zyrtar. Fjala është për daljen me makina zyrtare që dalin jashtë vendit. Të dilet me shkresë-autorizim, jashtë vendit. Policia të bëjë kontrollin", tha Haradinaj.

Gjithashtu sot, ekzekutivi miratoi propozim-vendimin për krijimin e grupit punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane de harmonizim të standardeve qe ndërlidhen me liberalizim të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat