Haradinaj: Kosovë urime liberalizimi

Aktuale

Haradinaj: Kosovë urime liberalizimi

Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:15
Kryeministri Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj uroi edhe njëherë për vizat, ku tha se kësaj here Gjermania e ka thënë një po të menjëhershme për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku tha se ministri i Punëve të Brendhsme të Gjermanisë dhe rrugës deri në takim i ka thënë se kanë qëndrim për viza, që është një po.

Përndryshe qeveria ka formuar një grup punues për bashkëpunim të ministrisë së punëve të brendshme të Gjermanisë dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.

*   *   *   *   *

Haradinaj i sigurt për liberalizimin, uron qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Pasi u kthye nga Berlini, shefi i ekzekutivit tha se Gjermania e mbështetë plotësisht Kosovën në këtë proces. Sipas tij, më nuk ka dilema rreth qëndrimit të Gjermanisë në këtë temë.

Kryeministri i Kosovës u ka thënë gazetarëve të enjten se nga Gjermania ka marrë një “Po të menjëhershme” sa i përket lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Ai pas mbledhjes së Qverisë ka folur për takimin me ministrin e Brendshëm gjerman, Horst Seehofer , për të cilin tha se në emër të qeverisë gjermane ka shprehur qëndrimin përkrahës për vizat.

Haradinaj: Një ‘Po e menjëhershme’ nga Gjermania për vizat

“Kjo nuk është një Po e analizave ose e mendimeve, është Po e njeriut në detyrë që flet në emër të Gjermanisë, ministri i Punëve të Brendshme e ka dhënë Po për vizat, Po menjëherë, ky është qëndrimi i Gjermanisë. Mos lejoni, për hir të informimit të drejtë, mos me qenë të informuar, pra Po dhe Po menjëherë dhe ka kërkuar aty për aty me caktu personat përgjegjës, me harmonizu anën teknike, që kur të eirret vendimi mos me humb asnjë ditë, pra kur e merr vendimin Këshilli i Evropës. Me këtë unë mundem me i thënë Kosovës urime liberalizimi, kur i kam thënë Kosovës urime ushtria, kanë pas plot dilema, pyetshin a bëhet kjo, por fakti që ka dalë sekretari Mattis me të prit para Pentagonit është ditur që është bërë ushtria, besoj nuk e keqkuptoni pse po ua jap këtë simbolikë”, tha Haradinaj.

Ai tha se më nuk ka dilema sa i përket qëndrimit zyrtar të Gjermanisë.

Derisa Franca ende nuk e ka e ka shprehur një qëndrim të tillë, Haradinaj beson se Franca e Gjermania do të jenë bashkë edhe në këtë temë, sikur në atë për dialogun.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratua propozim-vendimin për krijimin e grupit punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve qe ndërlidhen me liberalizim të vizave, gjë për të cilin Haradinaj ishte marrë marr vesh në Berlin me ministrin e Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat