Kampi “Vrella” për nevoja të FSK-së

Aktuale

Kampi “Vrella” për nevoja të FSK-së

Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:51
Ushtria e Kosoës

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar disa vendime, njëra ndër to është marrja në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Kampit “Vrella” për nevoja strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit ndërtimi i “Kullës së Demë Ahmetit”, me qëllim të shndërrimit të saj në shtëpi muze, për ruajtjen e vlerave historike të trashëgimisë historike dhe kulturore të Kosovës, Zona Kadastrale Reçicë, komuna e Podujevës.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar propozimin e Koalicionit Digjital për mandatimin e anëtarëve të Koalicionit Digjital për marrjen e përgjegjësive për të intensifikuar punët rreth vendimit për njohjen ndërkombëtare të Domenit të Republikës së Kosovës. Ky vendim është i një rëndësie të veçantë për pavarësinë digjitale të Kosovës, një hap shumë i rëndësishëm për proceset e ndërkombëtarizimit të shtetit tonë. Ky mekanizëm do të përgatit projekt propozime, akte normative në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, objektivat dhe prioritet e qeverisë, përafrimin me legjislacionin e BE-së dhe çështjet e tjera me rëndësi që rekomandohen nga anëtarët e Koalicionit Digjital.

Në fund të mbledhjes ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, informoi kabinetin qeveritar lidhur me iniciativën për Programin “Integrimi socio-ekonomik të fermave të vogla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat