Haxholli: Liberalizimin e vizave, e besojmë kur ta shohim

Aktuale

Haxholli: Liberalizimin e vizave, e besojmë kur ta shohim

Nga: G.B Më: 2 maj 2019 Në ora: 13:08
Violeta Haxholli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, pasi në Berlin Gjermania i ka thënë “po” lëvizjes së lirë.

Ndërsa, hulumtuesja nga KDI, Violeta Haxholli, ka thënë se deri më tani i kemi marrë 14 PO-ja nga BE, janë hapur 2 shampanja dhe janë liberalizuar vizat 17 herë nga politikanët vendorë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haxholli ka thënë se tash e tutje liberalizimin e vizave e besojmë kur ta shohim.

Postimi i saj i plotë:

Deri me tani:
-Per liberalizim te vizave kemi marre "14 PO-ja nga BE"
-Jane hapur 2 shampanja dhe
-Na jane liberalizu vizat 17 here nga politikanet vendor

Tash e tutje:
-Liberalizimin e vizave, e besojme kur ta shohim.
Faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat