Tensione mes Pacollit dhe Konjufcës, shkak Enrique Rajs

Aktuale

Tensione mes Pacollit dhe Konjufcës, shkak Enrique Rajs

Më: 2 maj 2019 Në ora: 13:44
Pamje nga raportimi i Pacollit

(E plotësuar) - Ministri Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, është shprehur i sigurt se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda këtij viti.

Kurse, për pretendimet mbi tërheqjet e njohjeve, ai siguroi deputetët se shumë shpejt do të arrijnë njohje të reja për Kosovën.

Pacolli bëri të ditur se këto ditë pritet njohja nga dy shtete, dhe se nga njëri shtet është marrë konfirmimi, të cilët tashmë kanë nisur procedurat për njohjen e Kosovës.

Siç bwhet e ditur nw njoftim, gjatë raportimi, Pacolli njoftoi po ashtu se Kosova do aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa, lidhur me ecurinë e anëtarësimit në INTERPOL, ai tha se do të njoftojë në një mbledhje të mbyllur të komisionit. Raportimi i ministrit Pacolli kishte të bënte me angazhimet diplomatike të Ministrisë për Punë të Jashtme gjatë katër mujorit të këtij viti, përfshirë këtu edhe Samitin e Berlinit, mbajtur ditë më parë.

Ministri në mënyrë kronologjike njoftoi për marrëdhëniet dypalëshe të vendit tonë, procesin e njohjeve, diplomacinë ekonomike, marrëdhëniet rajonale, raportet me BE-në, organizatat ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit. Ai u është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve që ngritën anëtarët e komisionit.

Gjatë takimit, anëtarët e komisionit interesim të veçantë shfaqën lidhur me Samitin e Berlinit, përkatësisht qëndrimit të delegacionit tonë, i cili sipas tyre nuk ka qenë unik.

Duke njoftuar për këtë çështje, ministri Pacolli bëri të ditur se delegacioni kosovar në këtë Samit ka paraqitur qëndrim unik dhe të koordinuar mirë.

Me këtë rast, ai bëri të ditur se kërkesa për suspendimin e përkohshëm të taksës për mallrat serbe dhe të atyre nga Bosnjë- Hercegovina, është përsëritur disa herë nga Kancelarja gjermane Merkel si dhe Presidenti francez  Macron.

Vendosja e taksës, tha ai, është arsyetuar nga presidenti i vendit si dhe kryeministri.

Në fund të takimit, anëtarët e komisionit kërkuan që të njoftohen me shkrim lidhur me konsujt e nderit të angazhuar nga vendi ynë, si dhe reformat e brendshme në ministri.

Tensione mes Pacollit dhe Konjufcës, shkak Enrique Rajs

Gjatë raportimit para komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është përplasur me dy deputetët e këtij komisioni.

Shkak ishte pyetja e anëtarit të këtij komisioni i cili vjen nga Vetëvendosje Glauk Konjufca i cili pyeti  nëse  Enrique Rajs është emëruar nga Pacolli si konsull nderi në Honduras.

Konjufca: Emërimi si konsull nderi në Honduras i Enrique Rajs

“Para nja një apo dy muajsh mendoj se jeni bërë pjesë e disa lajmeve të cilat ndoshta edhe mund të jenë spekulime, por nga ju pritet që t’i qartësoni dhe nuk i keni qartësuar sa i përket emërimit të njëfarë Enrique Rajs nga Hondurasi si konsull nderi që është emëruar në Honduras. Problemi me këtë Enrique Rajs është që në dokumentet e fundit nga drejtësia amerikane të cilat janë botuar emri i tij del që të jetë i lidhur me krimin e organizuar dhe për këtë ka edhe një urdhëarrest... A është e vërtetë që ka qenë në ekip së bashku me ju kur jeni takuar me politikanë të rëndësishëm”, e pyeti Konjufca Pacollin.

Reagimi i tensionuar dhe i shpejtë ka qenë ai i ministrit të Punëve të Jashtme i cili ka thënë se është person transparent dhe i ndershëm. Ai tregoi se Ëilliam Ëolker ia kishte prezantuar Enrique Rajs për të cilin pati vetëm fjalë të mira teksa theksoi se fal tij Kosova ka marr dy njohje.

Pacolli pranoi se Rajs ka blerë edhe një apartament në hotelin e tij në Zvicër, dhe se sipas tij ai nuk është pjesë e krimit të organizuar për çka është akuzuar.

Pacolli: Enrique Rajs Kosovës i solli dy njohje

“Enrique Rajs një njeri për mua jashtëzakonisht korrekt, një burrë i vërtetë sepse ai derisa janë përfunduar dy njohje edhe njohja e Hondurasit edhe njohja e El Salvadorit ai ka qenë intensiv dhe na ka ndihmuar dhe mund t’iu them se nuk ia ka kushtuar Kosovës asnjë gjë, ai e ka sjell në vizitë në Kosovë edhe presidentin e Hondurasit, zotërinë Labo..Nuk është konsull nderi, nuk ka qenë konsull nderi asnjëherë unë e kam propozuar si konsull në ato kohë kur ai njeri më ka ndihmuar me këto dy njohje, por unë më nuk kam qenë në Qeveria, dhe në atë kohë mbetet i pa dekretuar si konsull nderi, dhe mes kohës kanë shkuar gazetat unë nuk kam pasur asnjë kontakt”, tha Pacolli.

Konjufca tutje e pyeti se a ka pasur lidhje biznesore me Enrique Rajs, e shpejt ishte përgjigja e Pacollit i cili tha se nuk ka pasur asnjë lidhje biznesore.

Konjufca-Pacolli: A ke pasur lidhje biznesore, Pacolli ia kthen se nuk ka pasur

“A keni pasur ndonjë lidhje biznesore...biznesore asnjë lidhje  biznesore nuk kam pasur sepse unë nuk jam marr me biznes dhe nuk merrem me biznes...Në vitin 2011 nuk keni pasur kurrfarë lidhje biznesore..nuk kam pasur asnjë lidhje biznesore me të iu garantoj ai vetëm se më jep një kolateral për shkak të pagesës së apartamentit ..Ajo që mua më lëndon më së shumti është padrejtësia që i bëhet një njeriu që tri vjet ka vrapuar pas neve për t’i sjell dy njohje edhe sot ne e marrim dhe e bëjmë e nxijmë atë pa e ditur realitetin”, tha Pacolli.

Madje Pacolli 1 milion përqind është i shprehur i sigurt që akuzat ndaj Enrique Rajs janë spekulime, dhe se ai asnjëherë nuk është kërkuar nga Interpoli.

Gjatë këtij raportimi ministri i Jashtëm ishte shumë nervoz. Madje me një moment ai i tha deputetes së VV-së Fitore Pacollit që të mos zgërdhihet.

Pë këtë ka reaguar kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani duke kërkuar më shumë kujdes.

Pacolli: Mos u zgërdhini e kemi humbur vlerësimin

“Në komisionin e fundit kam qenë i akuzuar,  racist, seksist, a e kuptoni këtë, ju mos u zgërdhini fare me mua duhet me qenë të qartë”, tha Pacolli.

Gjatë raportimit të tij para komisionit për Punë të Jashtme, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se arsyeja e ngecjes së njohjeve ndaj shtetit të Kosovës është se Kosova nuk ka çka t’u ofrojë shteteve të mëdha, derisa nga shumë shtete të vogla e ka marr njohjen.

Sipas tij Serbia po bënë fushatë kundër Kosovës përmes dialogut të cilin po e konsideron se po diskutojnë rreth statusit të Kosovës.

Ai ka sqaruar se tërheqja e njohjes së shtetit të  Kosovës nuk është bërë as nga Madagaskari dhe as nga Guniea Bisao ashtu siç është raportuar nëpër media.

Si pasojë e mos njohjes së shtetit të Kosovës ai ka thënë se është edhe ndarja e shteteve në shtetet përkrahëse për Kinën, Rusinë dhe Perëndimin. Për çka tha se procesin e njohjes do e lehtësonte shumë edhe arritja e një marrëveshje me Serbinë.

Pacolli tha se si institucion i Kosovës kanë arritur ta njohin personin i cili po lobon kundër Kosovës, dhe që është pjesëtar i ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, dhe që jeton në Abu Dabi.

Pacolli: Serbia e përdor dialogun për të bërë lobim kundër Kosovës

“Serbia e përdorë dialogun si dialog për statutin e Kosovës, atë nuk mund ta fsheh askush sepse ekziston në letrat e tyre dhe ekziston edhe një fakt se është rezoluta 1244 ata referohen menjëherë në datën dhe kur është bërë kjo rezolutë në Kombet e Bashkuara dhe secili ka qasje në këtë por edhe nuk e kanë cekur se nuk e kanë edhe një serbët që me rezolutën e asamblesë së Kombeve të Bashkuara që i jepet bashkësisë evropian e drejtat që të ndërmjetësoj dialogun në mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Kosova do të hapë Ambasadën e saj në Kolumbi, dhe që Japonia nga janari i vitit të ardhshëm do të hap ambasadën e saj në Kosovë. Ndërsa, pohoi njohje nga disa vende të Afrikës. Ai tha se ka marrë konfirmimin se shteti i Etiopisë tashmë ka nisur procedurat për njohjen e Kosovës.

Versoni i Pacollit: Presioni për heqjen e takës nisi...

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka dhënë një version të saj se cfarë ka ndodhur gjatë pushimit në Samitin e Berlinit kur Macron e Merkel kanë biseduar me liderët kosovarë dhe Edi Ramën. Kryeministri Haradinaj ka akuzuar Thaçin e Ramën se i kanë bërë presion më të madh se liderët e Francës dhe Gjermanisë.

Pacolli i cili i ka cuar me aeroplanin e tij liderët e Kosovës dhe Shqipërisë ka thënë   se ka pasur presione që taksa të hiqet. Ai tha se fillimisht kërkesën e ka bërë ambasadori amerikan i cilia ka thënë  që taksa të pezullohet për dy javë.

Ai më pas ka thënë se edhe Merkel ka kërkuar ta pezullumin e takës dhe të shihet nëse dialogu shkon në rrugën e duhur.

“Ne patëm një koktej dhe aty filloi presioni, fillimisht kryeministrit që duhet të hiqet taksa dhe të vazhdojë dialogu. Kush iu ka afru atij i ka kërku pezullim të taksës. Pezullim për dy javë i taksës është kërku edhe nga ambasadori i ShBA-së. Normalisht z. Haradinaj thotë se taksa nuk hiqet dhe ky presion vazhdon te vendet e Ballkanit Perëndimor. Më vonë këshillat e Merkel kanë qenë që suspendoni këtë taksë dhe i definojmë gjërat si ndodhin. Nëse nuk ndodhin siç parashihet, jeni i legjitimuar për ta vënë përsëri taksën. Pason edhe propozimi i presidentit Macron, e njëjta retorikë”, ka thënë Pacolli.

Pacolli nervozohet në komision kur pyetet për Enrike Rajs

Raportimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, para komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka qenë mjaftë i tensionuar dhe këtë e nxiti pyetja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i cili e pyeti Pacollin se a kishte emëruar në Ruanda si konsull nderi Enrike Rajs, i cili është duke u përndjekur nga drejtësia amerikane për krim të organizuar.

Konjufca tha se në opinion janë hedhur edhe dyshimet se Pacolli ka lidhje biznesore me Rajs, për çka edhe i parashtroi pyetjen.

Pacolli pati reagim të ashpër ndaj kësaj pyetje, duke thënë se nëse vazhdohet me këto akuza do ta lëshojë mbledhjen.

Megjithatë kreu i diplomacisë ka mohuar se Rajs është emëruar konsull nderi nga ana e tij dhe se të njëjtin e ka njohur përmes ambasadorit William Walker.

Sipas tij, Rajs e ndihmuar atë që Kosovës t’i sjellë dy njohje.

Ai pranoi se në hotelin e tij, Rajs ka blerë një apartament të cilin e shfrytëzojnë familjarët e tij.

Kurse, lidhur me Samitin e Berlinit tha se krerët shtetëror kanë qenë mjaftë unik dhe se ka pasur presione të shumta që të pezullohet taksa ndaj Serbisë.

Ai tha presidenti Thaçi ka qenë mjaftë kritik ndaj BE-së dhe se këtë gjuhë e ka vazhduar kryeministri Haradinaj.

Tha se në Samitin e Parisit qe pritet sipas tij të mbahet para datës 1 korrik, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e ekipit negociator.

Gjatë kësaj mbledhje, deputetët patën pyetje edhe për ngecjen e njohjeve, për çka kryediplomati kosovar tha se ky proces është mjaftë i ndërlikuar dhe se gjatë këtyre muajve e kanë zbuluar lobistin kryesor të Serbisë kundër Kosovës dhe se Serbia po vazhdon që dialogun ta shfrytëzojë për të lobuar kundër Kosovës.

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca pyetje pati edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë çështje Pacolli tha  Kosova do të aplikojë së shpejti qe të bëhet anëtare e këtij këshilli dhe se momentumi i duhur është pas zgjedhjes së sekretarit të ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat