Përvjetori i masakrës së Studimes nëpërmjet fotografive

Aktuale

Përvjetori i masakrës së Studimes nëpërmjet fotografive

Më: 2 maj 2019 Në ora: 17:34
Studime e Epërme

Mbrëmjen e 2 majit të vitit 1999 në Studime të Epërme u vranë dhe u masakruan 116 civilë nga policia dhe paramilitarët serbë.

Kjo është njëra ndër masakrat me të tmerrshme që u kryen gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë masakër u vranë burra, gra dhe fëmijë ndërsa deri më tani vetëm një person është akuzuar për këto krime.

Zoran Vukotiq është dënuar vitin e kaluar me 6 vjet e gjysmë burg për këto krime të tmerrshme.

Në Studime të Epërme janë vrarë civilë shqiptarë,  nga të gjitha anët e Kosovës.

Sot u përkujtua 20 vjetori i masakrës  dhe KosovaPress iu sjell disa nga pamjet  nëpërmjet fotografive që ka realizuar fotoreporteri Jasir Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat