Mësohet ora e takimit të Veselit me krerët e institucioneve - Bota Sot
Mësohet ora e takimit të Veselit me krerët e institucioneve

Aktuale

Mësohet ora e takimit të Veselit me krerët e institucioneve

Më: 2 maj 2019 Në ora: 17:49
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Nesër krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti do të jenë në zyrën e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli në Kuvendin e Kosovës.

Sipas burimeve të kp takimi i Veselit me Thaçin, Haradinajn, Limajn dhe Ahmetin do të fillojë në orën 10:00.

Burime brenda Kuvendit thonë se në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

 I njëjti burim ka treguar se Veseli po synon të koordinojë të gjithë akterët institucional për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik.

 Veseli thërret në zyrën e tij krerët e institucioneve të vendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë sërish nikoqir i një takimi të liderëve institucional e politik të Kosovës.

Nesër, krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti do të jenë në zyrën e Kadri Veseli në Kuvendin e Kosovës.

Burime brenda Kuvendit thonë se në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

 I njëjti burim ka treguar se eseli po synon të koordinojë të gjithë akterët institucional për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...