‘Çmenden’ serbët pas paralajmërimit të Veselit për formimin e Tribunalit për krimet e Serbisë

Aktuale

‘Çmenden’ serbët pas paralajmërimit të Veselit për formimin e Tribunalit për krimet e Serbisë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 19:17
Kadri Veseli

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot se shumë shpejtë do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot në 20 vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë se shumë shpejt do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se shteti serb dhe forcat ushtarake, policore e paramilitare kanë kryer 186 masakra në gjitha vendet e Kosovës.

“Kjo është edhe arsyeja pse në Kuvend do të kemi një rezolutë, dhe jo vetëm rezolutë, por edhe iniciativë që ka të bëjnë me drejtësinë, e cila i vë para përgjegjësisë ata të cilët i kanë kryer këto krime. Sot veç kam filluar takimet në Kuvend, me organet tona të drejtësisë, prokurorinë, gjyqësinë, me shoqatat e të pagjeturve e të viktimave të luftës, për të shkuar deri në fund, duke nxjerrë një vendim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të ketë një Tribunal, i cili duhet të jetë ose i Kosovës, në rastin më të mirë, por nëse ka hezitime, atëherë do të jetë Tribunal ndërkombëtar, për krimet të cilat i ka kryer Serbia mbi popullatën shqiptare. Ne nuk do të ndalim derisa të dalë e vërteta dhe ajo është vetëm një: krimet në Studime dhe të gjitha masakrat e tjera i ka kryer shteti serb dhe kryerësit e këtyre krimeve, pjesa më e madhe e tyre, sot janë gjallë në Serbi. Ata duhet të përgjigje për krimet e tyre”, deklaroi Veseli sot në 20-vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë.

Krejt kjo deklaratë e Veselit, nga një medium serb po cilësohet si provokim i ri nga Kosova.

Është “novosti.rs”, që e ka cilësuar si provokim të ri deklaratën e kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat