Paralajmëron deputeti Zafir Berisha: Takimi i Parisit nuk është repriza e Samitit të Berlinit

Aktuale

Paralajmëron deputeti Zafir Berisha: Takimi i Parisit nuk është repriza e Samitit të Berlinit

Nga: N.Sh Më: 2 maj 2019 Në ora: 19:19
Pamje nga Samiti i Berlinit

Deputeti i Kosovës, Zafir Berisha, ka paralajmëruar se takimi i Parisit nuk do të jetë një reprizë e Samitit të Berlinit.

Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, shprehet se, kjo përballje nuk do të jetë vetëm për foto.

Sipas Berishës, takimi i Parisit ka bërë një zhvendosje nga ajo që Kosova është përgatitur dhe ka debatuar që një vit.

Në fund, Berisha kërkon mobilizim nga institucionet e Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Takimi i paralajmëruar Kosovë-Serbi në Paris, nuk duhet të mirret me shumë “relax”, sepse nuk do të jetë “repriza” e samitit të Berlinit...

Kjo përballje, me ndërmjetësimin e dy liderëve të rëndësishëm evropian, nuk do të jetë vetëm për foto dhe as nuk do të organizohet për arsye se znj. Merkel dhe z. Macron nuk kanë që të bëjnë diçka tjetër...

Takimi i paralajmëruar në Paris, ka bërë një zhvendosje nga ajo për të cilën është përgatitur dhe ka debatuar Kosova gati për një vit, prandaj institucioneve dhe partive politike të Kosovës i duhet një mobilizim përmes një debati konstruktiv në realitetin e ri të krijuar, duke mos i priashtuar tryezat dhe debatin në Kuvend të Kosovēs. Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat