Çaushi: Paga minimale duhet të rritet në të paktën 250 euro

Aktuale

Çaushi: Paga minimale duhet të rritet në të paktën 250 euro

Nga: A.ZH Më: 2 maj 2019 Në ora: 19:40
Driton Çaushi

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Driton Çaushi, ka thënë se paga minimale në Kosovë duhet të rritet.

Ai ka thënë se paga minimale duhet të rritet në të paktën 250 euro, për të zbutur pabarazinë ekonomike dhe sociale në mes qytetarëve, përcjell Bota sot.

Çaushi ka rikujtuar se në Kosovë, që nga viti 2011, paga minimale nuk është rritur asnjëherë, derisa vazhdimisht ka pasur rritje të çmimeve.

Postimi i tij i plotë:

Nga viti 2011, paga minimale nuk është rritur asnjëherë. Ndërkohë, vazhdimisht ka pasur rritje të çmimeve të produkteve elementare për jetesë.

Paga minimale duhet të rritet në të paktën 250€. Në këtë mënyrë e zbusim sadopak pabarazinë ekonomike dhe sociale në mes qytetarëve të vendit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat