Veseli: Taksa u bë bajat, si demarkacioni

Aktuale

Veseli: Taksa u bë bajat, si demarkacioni

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:08
Kadri Veseli

Shefi i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur përsëri rreth taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Veseli e ka krahasuar çështjen e taksës dhe debatet rreth saj me atë të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Taksa u bë bajat, si demarkacioni”, është shprehur Veseli.

Por, ai e ka arsyetuar taksën që ka vendosur qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, duke e quajtur vendimin “një ndër më dinjitozët e shtetit të Kosovës”.

“Ka qenë instrument i shtetit në funksion të sovranitetit”, ka thënë Veseli.

Megjithatë, Veseli ka thënë se taksa tani po përdoret “për konsum të brendshëm” e po e dëmton Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat