Quni: Ahmet Krasniqi s’dinte gjë për betejën e Koshares – Ja kush ishin ideatorët

Aktuale

Quni: Ahmet Krasniqi s’dinte gjë për betejën e Koshares – Ja kush ishin ideatorët

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:18
Anton Quni

Deputeti i LDK’së, Anton Quni dule folur për ekperiencat e tij gjatë luftës ka treguar se si kishte nisur Beteja e Koshares dhe kush ishin ideatorët për krijimin e saj. Quni thekson se koloneli Ahmet Krasniqi nuk dinte gjë.

Quni tregon se ishte ideja e Agim Ramadanit, Sali Çekajt dhe e tij.

‘’Ahmet Krasniqi se ka pasë idenë se do të ndërmerret një operacion në Koshare. Kjo ide ka filluar të punohet pasi në një moment kur thuajse fare nuk flitej se ka aktivitete ushtarake brenda Kosovës. Ishim në disavantazh. Serbët kishin marrë udhëkryqet, kalimet strategjike tj etj. Kishim mungesë të nevojave elementare luftarake. Ka fillu me u artikulu kjo ide pastaj . Agim Ramadani e kishte biseduar rrugës, Po flasim për njerëz dhe autoritet që kanë amrrë pjesë në beteja shumë më herët se në Koshare. Gjatë tërheqjes  së tyre në Shqipëri, e kanë biseduar mes vete se do të ishte mirë me hapë një pjesë të kufirit për nevoja të ndyshshme. Këtë ide e kishte edhe Sali Çekaj’’.

‘’Duhej të ekzistonte  qarkullim i lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pa modesti isha edhe unë që t’i mbledhim informatat për forcat  serbe në kufi me Shqipëri. Pastaj ne kemi arrtitë me bë 23 kalime kufitare dhe në to kemi identifiku shumë të dhëna që na shërbenin ne për të përcaktuar vendin, kohën, dhe të realizojmë këtë mision. Kur kemi arritë pajtueshmërinë, kemi marrë detyra shtesë.’’.

Tutje Quni theskon se si në çdo luftë tjerë botërore, edhe në atë të Kosovës ka pasë probleme të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat