Veseli: S’jam gënjeshtar dhe nuk dua të jetoj si derr i kënaqur në pushtet

Aktuale

Veseli: S’jam gënjeshtar dhe nuk dua të jetoj si derr i kënaqur në pushtet

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:18
Kadri Veseli

Kadri Veseli ka thënë se nuk është një politikan që i ndërron fjalët çdo ditë dhe se për të më i rëndësishëm është shteti i Kosovës se sa pushteti.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli i ftuar në Zona B ka folur për marrëveshjen që Kosova duhet të arrijë me Serbinë.

“Qytetarët duhet ta kuptojnë, ne duhet të bëhemi bashkë shumë shpejt që të mos të jemi ne fajtor për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.” ka thënë Veseli.

Tutje lideri i PDK-së ka thënë se nuk është një person që çdo ditë i ndërron fjalët dhe se për të nuk ka rëndësi nëse humb vota ose e humb pushtetin.

“Nuk jam gënjeshtar, nuk i ndërroj fjalët çdo ditë dhe nuk dua të jetoj si derr i kënaqur në pushtet,” përfundoi Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat