Lirohen nga burgu polici dhe arsimtari i akuzuar për përdhunimin e të miturës

Aktuale

Lirohen nga burgu polici dhe arsimtari i akuzuar për përdhunimin e të miturës

Më: 2 maj 2019 Në ora: 23:20
Vesel Veseli, i akuzuar për përdhunim të një vajze të mitur, është liruar sot nga paraburgimi

(E plotësuar) - Pas konfirmimit të lajmit se është liruar nga paraburgimi Vesel Veseli, ish-polici hetues që dyshohet për abuzimin seksual të një 16-vjeçareje nga Drenas, është konfirmuar edhe lirimi i arsimtarit Shkëlzen Xhekaj, po ashtu i dyshuar për keqpërdorim seksual.

Profesori i dyshuar për keqpërdorimin seksual të 16-vjeçares, Shkëlzen Xhekaj, është liruar nga paraburgimi për t’iu caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Lajmin për vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për Xhekajn e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

***

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vesel Veseli, i akuzuar për përdhunim të një vajze të mitur, është liruar sot nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Beka ka thënë se prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshimin e masës, në arrest shtëpiak.

Rasti i abuzimit të së miturës kishte ngjallur reagime të mëdha në shoqëri, dhe një numër protestash në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat