Haradinaj: Përmes bursave KAEF shumë të rinj përfituan dije të nivelit të lartë

Aktuale

Haradinaj: Përmes bursave KAEF shumë të rinj përfituan dije të nivelit të lartë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 09:19
Ramush Haradinaj dhe Dale Pfeiffer

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me themeluesin dhe anëtarin e bordit të KAEF, Dale Pfeiffer, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë edhe përmes projekteve për avancimin e arsimit të të rinjve në Kosovë.

“Përmes bursave të Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF), shumë të rinj të Kosovës përfituan dije të nivelit të lartë amerikan, për ta aplikuar më pas në vend”, ka thënë kryeministri në një postim në rrjetin social Facebook.

“Mirënjohës miqve të shumtë të vendit tonë, që besojnë në ndryshim, në Kosovën dhe rininë e saj”, thekson kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat