Haxhiu për lirimin e policit dhe arsimtarit në rastin e të miturës në Drenas: Goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale

Aktuale

Haxhiu për lirimin e policit dhe arsimtarit në rastin e të miturës në Drenas: Goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale

Nga: A.M. Më: 3 maj 2019 Në ora: 09:24
Albulena Haxhiu

Pas lirimit të Vesel Veselit, ish-polici hetues dhe lirimit të arsimtarit Shkëlzen Xhekaj të cilët  dyshohen për abuzimin dhe keqpërdorim seksual të një 16-vjeçareje nga Drenas, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se ndryshimi i masësm për të akuzuarit  është goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale dhe dekurajim për raportimin e dhunës seksuale.

Postimi i plotë:

Ndryshimi i masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak për përdhunuesit është goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale dhe dekurajim për raportimin e dhunës seksuale!

Përdhunuesit e kanë vendin në burg dhe jo në shtëpi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat