Sali Rexhaj flet bisedat sekrete të Edi Ramës në Nish e Beograd, përmend Thaçin dhe dështimin e Serbisë së Madhe

Aktuale

Sali Rexhaj flet bisedat sekrete të Edi Ramës në Nish e Beograd, përmend Thaçin dhe dështimin e Serbisë së Madhe

Nga: N.Sh Më: 3 maj 2019 Në ora: 09:36
Edi Rama, Aleksander Vuçiq, Hashim Thaçi

Veprimtari Sali Rexhaj, përmes një shkrimi në Facebook, e ka komentuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Tiranë, ku do të takohem me kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Rexhaj, thotë se, pas  debaklit që e pësoi Rama në Berlin, rreth ndërrimit të kufijve të Kosovës dhe dështimit të realizimit të Serbisë së Madhe, si dhe nga mospërfillja e shqiptarëve të Kosovës, nuk do të ishte i befasuar nëse Rama e pranon tërheqjen e njohës së Kosovës.

Sipas Rexhajt, për këtë punë, Rama ka shpenzuar disa vite që nda qëndrimi i tij në Nish e Beograd dhe bisedave sekrete ku zhvilloi atje.

“Vuçiqi, po e vizituaka Ramën këto ditë në Tiranë.

Nuk befasohem fare nëse Rama pranon tërheqjen e njohës së Kosovës. Aq rëndë po e përjeton mospërfilljen që po ja bëjmë në shqiptarët e Kosovës. Sidomos pas debaklit që e pësoj në Berlin, rreth ndërrimit të kufijve të Kosovës dhe dështimi i realizimit të Serbisë së Madhe. Punë për të cilën i shpenzoj disa vite që nga qëndrimi i tijë në Beograd e Nish, ku zhvilloj bisedime sekrete, lojë në të cilën e tërhoqi edhe Hashim Thaçin”, shkruan Rexhaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat