Thaçi, Haradinaj e Veseli merren vesh që të shkojnë së bashku në Paris

Aktuale

Thaçi, Haradinaj e Veseli merren vesh që të shkojnë së bashku në Paris

Më: 3 maj 2019 Në ora: 10:06
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli

(E plotësuar) - Sot me iniciativë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, janë takuar liderët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë edhe me kryesuesin e ekipit negociator Fatmir Limajn, të cilët kanë diskutuar për Samitin e Berlinit dhe për takimin e 1 korrikut në Paris.

Ata janë pajtuar që të udhëtojnë për në Paris së bashku, e pjesë e delegacionit kosovarë do të jenë edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti si kryesues të ekipit negociator.

Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për T7 nga Berlini, ku kishte dhënë detaje rreth organizimi të takimit në kryeqytetin e Francës.

Ai kishte treguar se ky takim do të jetë kokë më kokë, vetëm Kosovë-Serbi, ku përveç liderëve do të marrin pjesë edhe ekipi negociator, me ndërmjetësimin e kancelars gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

Takimi në Paris do të jetë vazhdimësi e takimit të Berlinit, ku Kosova dhe Serbia u pajtuan për të vazhduar dialogun për normalizim të raporteve, duke e lënë anash idenë për korrigjim të kufijve.

Ndërkohë në gjithë këto zhvillime, në lëvizje është vënë edhe SHBA-ja. Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo do të udhëtojë në Berlin për të takuar Merkelin, e me të cilën do të flasë edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

Veseli mesazh kriminelëve serbë: Kemi me ju zënë të gjithëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai aty ka shpalosur planin dhe iniciativën e tij për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“Krimet dhe masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë janë gjenocid. Ne kemi vlerësuar se drejtësia ndërkombëtare do ta thotë fjalën e saj në dënimin e tyre. Serbia e njeh çdo krim që është kryer në Kosovë. 186 masakra të kryera në Kosovë kërkojnë drejtësi. Unë kam marr iniciativën që do të rezultojë me krijimin e një Gjykate Ndërkombëtare për masakrat  serbe gjatë luftës. Kjo gjykatë është e mundshme  të ndodhë, dhe do të ndodhë”, ka thënë Veseli.

Veseli po ashtu ka bërë të ditur se gjatë ditë së hënë do të ketë takime me shoqatat e dala nga lufta.

Ai  është shprehur optimist se kjo iniciativë do të përkrahet edhe nga opozita, dhe madje këta të fundit sipas tij do të jenë pjesë e saj.

“Do të kemi takime ditën e hënë me të gjitha shoqatat e dala nga lufta. Ne do të procedojmë në Kuvendin e Kosovës dhe do të jenë të përfshira pozita dhe opozita. Ka një përkrahje të të gjitha institucioneve të Kosovës. Opozita jo vetëm që do të jetë përkrahëse por edhe do të jetë pjesë e saj”, ka thënë Veseli.

Madje Veseli pati edhe një mesazh për të gjithë ata që kanë kryer gjenocid mbi popullatën civile gjatë luftës.

“Mesazhi për kriminelët serbë është se nuk do të jeni të lirë, kemi me ju zënë të gjithëve. Do të përgjigjeni për atë cka i keni bërë fëmijëve e pleqëve. Ju nuk keni qenë të zotë të përballeni me Ushtrinë Çlirmtare të K osovës”, tha Veseli. 

***

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur pas takimit të liderëve të shtetit, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e Berlinit, taksën ndaj produkteve serbe dhe vizat.

Ai në një konferencë pas takimit ka thënë se brenda u konstatua që Samiti i Berlinit ka qenë një lajm i mirë për të gjithë.

“Kemi pasur takim shumë pozitiv. Jemi të  vetëdijshëm për procesin historik në të cilin po kalon Kosova drejt OKB. E kemi vetëm një mandat para qytetarëve, shtetin tonë, sovranitetin dhe integritetin. E inkurajojmë BE për involvimin tonë në këtë proces historik (dialog). Një nga shtetet më domethënëse mike për Kosovën dhe me rolin më të fuqishëm global janë SHBA, prandaj falënderoj presidentin Trump për të gjitha iniciativat që i ka pas deri më tani. Besojmë se të ardhmen do të ketë një involim edhe më direkt të SHBA”, ka theksuar Veseli.

Ai ka potencuar se Kosova është shtet i pavarur, demokratik dhe sovran dhe se kështu do të jetë përherë.

“Nuk do të diskutohet asnjëherë për sovranitetin tonë, ne po flasim për obligimet që duhet ti marr Kosova si shtet ndaj qytetarëve, fqinjëve dhe BE-së. Për ne me rëndësi është ky proces, do të marrim pjesë në procese të tilla kudo që na ftojnë në mënyrë të unifikuar. Kosova do të shkoj edhe në Paris e kudo që ftohet, falënderojmë Merkel dhe Macron për këtë iniciativë. Në mënyrë formale, ia dha përkrahje rezolutave që i kemi ndërmarr dhe platformën për tribunalin e krimeve serbe në Kosovë”, ka thënë tutje Veseli.

I pari i Kuvendit ka komentuar edhe taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Ai ka thënë se ky vendim është ndër më të mirët që ka marr vendi.

“U bë bajat për taksën, nuk kemi ndërmend të marrim vendim që e vë në qosh asnjë udhëheqës të Kosovës. Kurrë nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe Vuçiqit. Punën e taksës largojeni se e keni bërë të madhe pa nevojë. Taksa ka qenë vendimi më dinjitoz i shtetit tonë ndaj Serbisë, pse po e bëni të madhe. Taksa është dashur të konsumohet në raport vetëm më Serbinë, kur e kam propozuar taksën 100 ka qenë përgjigje e drejtpërdrejt e Serbisë e jo SHBA, Francës e Gjermanisë. Kurrë nuk do të  ketë nënshtrim ndaj Vuçiqit dhe Serbisë, do të shkojmë gradualisht”, ka potencuar Veseli.

Sa i përket liberalizimit të vizave, kryeparlamentari Veseli ka thënë se Kosova ka plotësuar kritere shumë më shumë se vendet tjera të BE-së.

Veseli duke komentuar takimet e liderëve, tha se kur mblidhen bashkë po kënaqen. 

Veseli thotë se Samiti i Berlinit ishte i dobishëm, Thaçi e Haradinaj nuk flasin pas takimit

Pas takimit me presidentin, kryeministrin dhe ekipin për dialog, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Samiti i Berlinit është konsideruar nga të gjithë si i dobishëm.

“Kemi një mandat për shtet sovran. Ky është qëndrim i ynë. Inkurajojmë domosdoshmërinë e vazhdueshëm edhe SHBA, që të kenë një involvim edhe më të madh. Për ne është me rëndësi ky proces, do të marrim pjesë kudo që na ftojnë. Kosova do të shkoj edhe në Paris. falënderojmë Merkel dhe Macron për angazhimin e tyre për Kosovën”, theksoi Veseli.

Ndërsa, për taksën, Veseli tha se është bërë bajat.

 “Kurrë nuk do të nënshtrohemi ndaj Vuçiqit dhe Serbisë. Kjo puna e taksës është bërë e madhe”, tha Veseli.

“Mos me më ardh keq kisha nga sikur kryeministri nganjëherë”, tha Veseli, duke aluduar ikjen nga pyetjet.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi nuk janë deklaruar për media pas takimit.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Shpend Ahmeti me arsye nuk ka qenë në takim.

Image

 

Fillon takimi i krerëve të shtetit me Veselin, mungon Shpend Ahmeti

Ka nisur takimi i krerëve të shtetit, i  thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në këtë takim përveç Veselit, po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj.

Temë e këtij takimi janë diskutimet që janë zhvilluar në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim po mungon Shpend Ahmeti që bashkë me Limajn udhëheqin Ekipin Shtetëror për dialog me Serbinë.

Përveç Thaçit, Haradinajt dhe Limajt në takim po marrin pjesë edhe dy zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura. 

Drejtuesit e institucioneve shkojnë te Veseli, mungon Ahmeti

 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryesuesi i Ekipit Negociator Fatmir Limaj i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për një takim pas samitit të Berlinit.

Veseli ka ftuar drejtuesit e institucioneve të Kosovës për të biseduar për disa cëshjte e në mesin e tyre edhe për dialogun me Serbinë.

Në këtë takim po mungon Shpend Ahmeti që bashkë me Limajn udhëheqin Ekipin Shtetëror për dialog me Serbinë.

Përveç Thaçit, Haradinajt dhe Limajt në takim po amrrin pjesë edhe dy zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli.

Image
Image
Image

Drejtpërdrejt nga takimi i krerëve të institucioneve të vendit

Sot krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Takimi i Veselit me Thaçin, Haradinajn, Limajn dhe Ahmetin do të fillojë në orën 10:00.

Në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat