“A po dihet kush është shefi” – pyetja e gazetarit që e vuri në siklet Kadri Veselin

Aktuale

“A po dihet kush është shefi” – pyetja e gazetarit që e vuri në siklet Kadri Veselin

Më: 3 maj 2019 Në ora: 11:48
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është vendosur në siklet dhe ka tentuar t’i shmanget pyetjes së një gazetari në lidhje me “shefin” e liderëve të Kosovës.

Në një konferencë për shtyp pas takimit të liderëve shtetëror dhe krerëve të dialogut, Veseli ka thënë se Kosova nuk ka “shef”, ndonëse fillimisht ka hezituar t’i përgjigjet pyetjes së gazetarit.

“Edhe një pyetje: Kur po takoheni kështu krejt liderët, a po dihet kush është shefi?”, i ka thënë gazetari, kryeparlamentarit Veseli.

“Vallai shumë mirë, shumë po kënaqemi”, ka thënë Veseli, teksa ka shtuar: “Për besë, shef nuk ka Kosova. Ka president, është zotëri Hashim Thaçi dhe ka Kryeministër, është z. Ramush Haradinaj”.

Veseli u shpreh se të gjithë liderët janë të barabartë dhe i kryejnë përgjegjësitë e tyre sipas Kushtetutës së vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat