Ekipi negociator përkrah themelimin e Tribunalit për trajtimin e krimeve serbe

Aktuale

Ekipi negociator përkrah themelimin e Tribunalit për trajtimin e krimeve serbe

Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:39
Kadri Veseli

Ekipi negociator në takimin e sotëm e ka përkrahur iniciativën e për themelimin e Tribunalit për trajtimin e krimeve serbe në Kosovë.

Kështu tha kryeparlamentari Kadri Veseli në konferencë për media pas takimit të ekipit negociator, duke shtuar se kjo iniciativë do të jetë në përputhje me legjislacionin e Kosovës..

“Po ashtu në mënyrën vetëm formale edhe pse deri më tani i keni deklarimet i jepet përkrahja edhe iniciativës edhe rezolutave të cilat i kemi ndërmarrë dhe platformën e Tribunalit për trajtimin e krimeve serbe mbi Kosovë, gjenocidin serb mbi Kosovë”, tha Veseli.

Dje Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka pritur në një takim kryeprokurorin e shtetit, Alkesandër Lumezi, anëtarët e Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur dhe përfaqësues të organizatave jo- qeveritare që kanë punuar në fushën e drejtësisë tranzicionale. 

Takim nga i cili Veseli ka dalë më përfundimin se “Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat