Labi ende në pritje të liberalizimit të vizave, ja sa i është rritur mjekrra dhe flokët

Aktuale

Labi ende në pritje të liberalizimit të vizave, ja sa i është rritur mjekrra dhe flokët

Më: 3 maj 2019 Në ora: 14:11
Labi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, kishte bërë bujë nëpër mediat vendore për premtimin e tij se do të dorëzonte dy pasaportat e tij, për t’u solidarizuar me qytetarët kosovar që nuk kishin të drejtë lëvizje jashtë Kosovës.

Tahiri i kishte dorëzuar pasaportat, duke thënë se kjo është mënyra e tij më e mirë për ta shprehur pakënaqësinë e tij për mos liberalizimin e vizave.

Disa muaj më vonë, deputeti në fjalë kishte dhënë një premtim tjetër, duke thënë se ka vendosur të mos ‘qethet’ dhe mos të rruajë mjekrrën deri kur të ndodhë liberalizimi i vizave.

Image

E sa i është rritur mjekrra dhe flokët Tahirit, tregon videoja e tij e fundit në rrjetin social Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat