Përurohet dhoma e dëshmive në Inspektoratin Policor

Aktuale

Përurohet dhoma e dëshmive në Inspektoratin Policor

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:06
Përurohet dhomën e dëshmive në Inspektorati Policor

Inspektorati Policor i Kosovës mbajti sot ceremoninë e përurimit të “Dhomës së dëshmive të IPK-së” si donacion nga OSBE.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si  Izmi Zeka, zëvendësministër nga Ministria Punëve të Brendshme, zëvendës ambasadori i OSBE-së, Kilian Vahl, përfaqësues të ICITAP-it amerikan, përfaqësues të agjencive të MPB-se etj.

Gjate kësaj ceremonie të përurimit të pranishmeve me fjale rasti iu drejtuan kryeshefja ekzekutive e IPK-së Miradije Kelmendi, zëvendësministri Izmi Zeka, si dhe zëvendës ambasadori i OSBE-së, Kilian Vahl  ku paraqiten qëndrimin e përbashkët për bashkëpunim të ndërsjellë për avancimin e punës së Inspektoratit Policor të Kosovës.

Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së, Miradie Kelmendi, pasi falënderoj OSBE-në për donacionin ajo u shpreh edhe për rëndësinë e këtij bashkëpunimi me OSBE-në, bashkëpunim i cili daton që nga viti 2006, vit i themelimit të IPK-së. 

Ajo potencoi se OSBE-ja ka mbështetur projektin tonë për rregullimin e kushteve teknike dhe të sigurisë për dhomën e dëshmive, e cila deri më tani i ka munguar organizatës tonë”.

Kelmendi gjithashtu sigurojë edhe njëherë opinionin e gjerë publik, se jemi të përkushtuar të punojmë në drejtim të ngritjes së integritetit policor, duke realizuar një mbikëqyrje demokratike, të përgjegjshme dhe profesionale në Policinë e Kosovës.

Zëvendësministri Zeka pasi vlerësoj IPK-në si një nga Institucionet më kredibile të Kosovës, shprehu se është i bindur që me këtë donacion, puna e IPK-së do jetë akoma më profesionale, pasi që dëshmitë që sigurohen gjatë hetimeve, kanë një vend tashmë  të sigurte dhe me standarde për ruajtjen tyre.

Ndërsa zëvendës ambasadori i OSBE-së, Kilian Vahl   shprehu se me këtë donacion sikurse edhe me aktivitetet tjera kemi synuar që Inspektorati Policor i Kosovës të ketë standardet e policive ndërkombëtare dhe në përputhje me standardet e Kodit Evropian të Etikes Policore.

Vahl duke shprehur rëndësinë e mbikëqyrjes së pavarur të Policisë, shprehi qëndrimin dhe gatishmërinë e OSBE-së, për të vazhduar më tej përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të IPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat