Momenti kur Rama i hidhet në përqafim ministrit të Millosheviqit

Aktuale

Momenti kur Rama i hidhet në përqafim ministrit të Millosheviqit

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:36
Rama gjatë një takimi, e merr në grykë Vuçiqin, e ia rrah shpinën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se ka një simpati të veçantë për dy liderët aktual të Serbisë.

Përveç që e merr në përqafim kryeministren Ana Brnabiq, Rama të njejtën gjë e bën edhe me ministrin e propagandës të kasapit të Ballkanit, Aleksander Vuçiqin.

Në një video shihet se si ai gjatë një takimi, e merr në grykë Vuçiqin, e ia rrah shpinën. 

Përveç kësaj afërsie fizike, Rama e Vuçiq, këta muajt e fundit kanë qenë bashkë edhe në idenë për korrigjim të kufijve, pa harruar këtu  edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Lidhur me këtë treshe, ish-kryengociatorja Edita Tahiri, ka folur në një emision televiziv në Shqipëri. Sipas saj në Samitin e Berlinit që u mbajt më 29 prill, kanë dështuar Thaçi, Rama e Vuçiq, bashkë me idenë e tyre për korrigjim të kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat